“Shihab ibn Abadi më ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Humejdi, e ky nga Ismaili se Kajsi tregon: “Kur Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në Medinë, në kërkim të Islamit, ndërkohë me vete kishte një rob, në rrugë e sipër u ndanë nga njëri-tjetri. Më pas i tha Pejgamberit ﷺ: “Sa më përket mua, ty të kam dëshmitar se po e lë për hir të Allahut.””