“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka treguar Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Utbe ibn Ebu Vekasi e porositi vëllanë e vet, Sad ibn Ebu Vekasin, për ta marrë djalin e robëreshës së Zemës duke i thënë: “Ai është biri im.” Kështu, Vitin e Çlirimit, kur Pejgamberi ﷺ erdhi në Mekë, Sadi e mori të birin e robëreshës së Zemës dhe shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ, e pas tij edhe Abd ibn Zema. Sadi tha: - O i Dërguari i Allahut, ky është djali i vëllait tim, ai vetë më ka treguar se është i biri i tij. - O i Dërguari i Allahut, është vëllai im, i biri i Zemës. Ka lindur në shtratin e tij, - tha Abd ibn Zema. I Dërguari i Allahut ﷺ e shikoi të birin e robëreshës së Zemës dhe pa se ishte shumë i ngjashëm me Utben. Pastaj tha: - “Është yti, o Abd ibn Zema” , - se ka lindur në shtratin e babait të tij. Pastaj i tha Sevdë bint Zemës: “Mbulohu prej tij, oj Sevdë bint Zema!” , për shkak të ngjashmërisë me Utben që e shihte te fëmija. Sevda ka qenë gruaja e Pejgamberit ﷺ.”