“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Salihu, e ky nga Shabiu, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që posedon një robëreshë, të cilën e mëson dhe e edukon mirë, pastaj e liron dhe martohet me të, i fiton dy shpërblime. Çdo rob që i kryen obligimet edhe ndaj Allahut, edhe ndaj pronarëve të vet, i fiton dy shpërblime.””