“Bishr ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky e ka dëgjuar Seid ibn Musejebin se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Robi vepërmirë i fiton dy shpërblime.” Pastaj Ebu Hurejra tha: “Betohem në Atë, që e posedon shpirtin tim, se, sikur të mos ishte xhihadi në rrugën e Allahut, haxhi dhe mirësia ndaj nënës sime, do të dëshiroja të vdisja si rob.””