“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që e liron hisen që i takon te një rob, ndërkohë posedon pasuri të mjaftueshme për ta paguar pjesën tjetër të vlerës së tij, duhet ta paguajë (edhe atë) , në mënyrë që ta lirojë robin tërësisht. Në të kundërtën, robi konsiderohet i liruar pjesërisht.””