“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet . Udhëheqësi është kujdestar për njerëzit nën pushtetin e tij, andaj do të jetë përgjegjës për ta. Burri është kujdestar për familjen e tij, andaj do të jetë përgjegjës për të. Gruaja është kujdestare për shtëpinë dhe fëmijët e burrit të vet, andaj do të jetë përgjegjëse për ta. Robi është kujdestar për pasurinë e zotërisë së vet, andaj do të jetë përgjegjës për të. Pra, secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet.””