“Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Muhamed ibn Zijadi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur shërbëtori ia sjell dikujt ushqimin , nëse nuk e ul (për të ngrënë) së bashku, të paktën le t'ia japë dy-tri kafshata, - ose ka thënë: dy-tri ngrënie, - sepse ai ka dhënë mund gjatë përgatitjes së atij ushqimi.””