“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet. Udhëheqësi është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e tij . Burri është kujdestar për familjen e tij, andaj do të jetë përgjegjës për të. Gruaja është kujdestare për shtëpinë e burrit të vet, andaj do të jetë përgjegjëse për të. Shërbëtori është kujdestar për pasurinë e zotërisë së vet, andaj do të jetë përgjegjës për të.” Këto i kam dëgjuar personalisht prej Pejgamberit ﷺ. Mirëpo, mendoj se Pejgamberi ﷺ ka thënë edhe: “Burri është kujdestar për pasurinë e babait të vet, andaj do të japë përgjegjësi për të. Pra, secili prej jush është kujdestar dhe përgjegjës për kopenë e vet.””