“Muhamed ibn Ubejdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Malik ibn Enesi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Fulani, e ky nga Seid Makburi, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Hurejra se transmeton nga Pejgamberi ﷺ. [t]: Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Hemami se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Kur dikush grindet, le të ketë kujdes nga goditja në fytyrë!””