“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi se Amra bint Abdurrahmani tregon se Berira shkoi të kërkonte ndihmë tek Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), nëna e besimtarëve, e cila i tha: “Nëse pronarët e tu dëshirojnë që unë t'ua paguaj tërë shumën njëherësh dhe të të liroj, do ta bëja.” Berira ua përmendi këtë gjë pronarëve të vet, por ata thanë: “Jo, përveç nëse merita e çrobërimit tënd na mbetet neve.” Maliku transmeton se Jahjai ka thënë: “Amra pretendon se Aishja ia përmendi këtë të Dërguarit të Allahut ﷺ, e në atë rast i tha: "Blije dhe liroje, sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron.””