“Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Berira erdhi dhe më tha: - Me pronarët e mi kam lidhur kontratë që të më lirojnë: t'ua paguaj nëntë okë argjend, për çdo vit nga një. Vallë mund të më ndihmosh? - Nëse pronarët e tu dëshirojnë që unë t'ua paguaj të tërën njëherësh dhe të të liroj ty, do ta bëja, dhe, kësisoj, merita e çrobërimit tënd të më takojë mua, - i tha Aishja. Kështu, ajo shkoi te pronarët, por ata refuzuan, pastaj tha: “Unë ua paraqita ofertën, por ata refuzuan, përveç nëse merita e çrobërimit tim u mbetet atyre.” I Dërguari i Allahut ﷺ e dëgjoi këtë dhe më pyeti e unë i tregova, e në atë rast më tha: “Blije e liroje dhe kushtëzojua meritën e çrobërimit të saj, sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit ndër njerëz, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “E, më pas; Ç'është puna e disa njerëzve që vënë kushte që nuk përkojnë me Librin e Allahut? Çdo kusht që nuk përkon me Librin e Allahut, është i kotë, edhe në qofshin njëqind kushte. Dispozitat e Allahut janë më parësore që të respektohen dhe kushtet e Tij janë më parësore që të përmbushen. Ç'është puna e disave që thonë: “O filan, liroje ti, por merita e çrobërimit të më takojë mua?” (Dijeni se) merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.””