“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Aishja, nëna e besimtarëve, donte të blinte një robëreshë për ta liruar, por pronarët e saj i thanë: “Vetëm me kusht që merita e çrobërimit të saj të na takojë neve.” Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “K jo (kushti i vënë) të të mos pengojë , sepse merita e çrobërimit i takon atij që e liron robin.””