“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Junusi, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur ndokush i jepte të Dërguarit të Allahut ﷺ ndonjë dhuratë, ai e pranonte dhe e shpërblente dhuruesin me diçka. Vekiu dhe Muhadiri nuk e kanë përmendur në transmetimet e tyre Hishamin nga babai i tij, nga Aishja.”