“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani dhe Muhamed ibn Numan ibn Beshiri se Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ së bashku me babanë e vet, i cili tha: - Këtij birit tim i kam dhuruar një shërbëtor. - “Vallë, të gjithë fëmijëve të tu u ke dhuruar diçka të tillë?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Jo, - iu përgjigj ai. - “Atëherë ktheje !” - i tha Pejgamberi ﷺ.”