“Jahja ibn Bukejri na ka treguar nga Lejthiu, e ky nga Jezidi, e ky nga Bukejri, e ky nga Kurejbi, i çrobëruari i Ibn Abasit, se Mejmune bint Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ajo liroi një robëreshë pa lejen e Pejgamberit ﷺ. Kur i erdhi dita që Pejgamberi ﷺ të shkonte tek ajo, i tha: “O i Dërguari i Allahut, a e ke vënë re se e kam liruar robëreshën time?” - “Vallë, ashtu paske vepruar?” - tha Pejgamberi ﷺ. - Po. - “Sikur t'ua dhuroje dajallarëve të tu, do të shpërbleheshe më shumë”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Bekër ibn Mudarri transmeton nga Amri, e ky nga Bukejri, e ky nga Kurejbi: “Mejmunia liroi një robëreshë.””