“Hiban ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ donte të udhëtonte, hidhte short mes grave të tij. Asaj që i binte shorti, shkonte me të. Ndërkaq, secilës bashkëshorte ia ndante nga një ditë e një natë, përveç Sevdë bint Zemës, e cila (në pleqërinë e saj) ma pati dhuruar mua ditën dhe natën e saj, gjë me të cilën synonte të kënaqte të Dërguarin e Allahut ﷺ.””