“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe, e ky nga Abdullah ibn Abasi se Sab ibn Xhethame Lejthiu, një prej shokëve të Pejgamberit ﷺ, tregon se i dhuroi Pejgamberit ﷺ një zebër teksa ishte në ihram, në vendin e quajtur Ebva. - ose ka thënë: Vedan, - porse Pejgamberi ﷺ ia refuzoi. Mirëpo, kur Pejgamberi ﷺ i vërejti hidhërimin në fytyrë se i ishte refuzuar dhurata, i tha: “Nuk kemi asgjë kundër teje, por jemi në ihramë.””