“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve ibn Zubejri se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Pejgamberi ﷺ punësoi një burrë nga fisi ezd, që quhej Ibn Lutbije, për të mbledhur zekatin. Pasi u kthye, tha: “Kjo është për ju, ndërsa kjo më është dhuruar mua. Pejgamberi ﷺ tha: “Vallë, pse nuk qëndron në shtëpinë e babait a të nënës së vet, e të shohë nëse po i dhuron dikush diçka apo jo! Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, se, Ditën e Gjykimit, ai që merr nga zekati (padrejtësisht) , do të vijë duke e bartur në shpinë: nëse është deve, bulurin; nëse është lopë, pëllet, e, nëse është dele, blegëron.” Pastaj i ngriti duart, saqë i dallohej bardhësia e sqetullave, dhe tha tri herë: “O Allah, a ua kumtova? O Allah, a ua kumtova?””