“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberi ﷺ më tha: “Nëse na vjen plaçka e Bahrejnit, do të të jap kaq”, - pra, tri grushte dinarë. Por, plaçka e Bahrejnit nuk erdhi deri pas vdekjes së Pejgamberit ﷺ. Atëherë Ebu Bekri dërgoi një tellall të thërrasë: “Atij që Pejgamberi ﷺ i ka premtuar diçka ose i ka pasur borxh, le të vijë këtu. Unë shkova dhe i thashë se Pejgamberi ﷺ më ka premtuar, kështu që m'i derdhi tri grushte (dinarë).””