“Ahmed ibn Junusi dhe Musa ibn Ismaili na kanë thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u pyet: - Cila është puna më e vlefshme? - “Ta besosh Allahun dhe të Dërguarin e Tij”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. - E pastaj cila? - e pyetën sërish. - “Xhihadi në rrugën e Allahut.” - Pastaj, cila? - “Haxhi i pranuar.””