“Muhamed ibn Mahbubi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Humejd ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një burrë erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “Jam shkatërruar!” - “Si ashtu, vallë?” - iu drejtua Pejgamberi ﷺ. - Kam bërë marrëdhënie intime me gruan, në Ramazan. - “Ke ndonjë rob?” - Jo. - “A mund të agjërosh dy muaj rresht?” - Jo. - “A mund t'i ushqesh gjashtëdhjetë të varfër?” - Jo. Atëherë, një burrë ensar, solli një shportë me hurma. Pejgamberi ﷺ i tha personit në fjalë: - “Merre këtë dhe shpërndaje lëmoshë ndër njerëz.” - Dikujt që është më i nevojshëm se ne, o i Dërguari i Allahut? Betohem në Atë, që të ka dërguar me të vërtetën, se në mes dy pllajave (të Medinës) s'ka familje më të varfër se ne. - “Shko ushqeje me të familjen tënde, pra” - i tha Pejgamberi ﷺ.””