“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Junusi; gjithashtu Lejthiu thotë: Më ka treguar Junusi; e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar i biri i Kab ibn Malikut se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se babai i tij ishte vrarë shehid ditën e Uhudit. Borxhlinjtë filluan të bëjnë presion për t'ua kthyer borxhet (që ua kishte babai i Xhabirit). Kështu, shkova dhe bisedova me të Dërguarin e Allahut ﷺ, i cili u kërkoi t'i pranojnë hurmat e kopshtit tim dhe t'ia falin pjesën e mbetur të borxhit të babait, gjë që e refuzuan. Rrjedhimisht, i Dërguari i Allahut ﷺ as ua dha kopshtin tim, as ua ndau atyre, por më tha: “ (Nesër) do të vij te ti, inshallah.” Mëngjesin e së nesërmes erdhi dhe shëtiti nëpër kopsht duke bërë dua që frutat të jenë të bereqetshme. Më pas, i tubova dhe ua ktheva gjithë borxhin, madje edhe neve na mbeti një pjesë. Pastaj shkova tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tregova, teksa ishte i ulur, e bashkë me të edhe Omeri, të cilit i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Dëgjoje, o Omer!” Omeri tha: “Vallë, a nuk e dinim se ti je i Dërguari i Allahut? Betohem në Allahun se ti, përnjëmend, je i Dërguari i Allahut.””