“Jahja ibn Kazeja na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberit ﷺ i sollën një pije, ndërsa në të djathtë të tij gjendej një djalosh, kurse në të majtë gjendeshin të moshuarit. Pasi piu, Pejgamberi ﷺ i tha djaloshit: “Nëse më lejon, do t'ua jepja këtyre (për të pirë) .” - Nuk do t'i jepja përparësi askujt për të pirë atë që më takon mua , prej asaj që ka mbetur nga ti, o i Dërguari i Allahut! - ia ktheu djaloshi. Atëherë, ia lëshoi ibrikun në dorë.”