“Ibn Mukatili na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Shuëbe, e ky nga Seleme ibn Kuhejli, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ mori borxh një deve njëvjeçare dhe, kur pronari vajti t'ia kërkojë borxhin, sahabët u treguan të rreptë (për shkak të vrazhdësisë së tij me Pejgamberin ﷺ), por Pejgamberi ﷺ u tha: “Huadhënësi ka të drejtë ta kërkojë borxhin e tij sa herë të dojë.” Pastaj ia ktheu borxhin me një deve më të vjetër sesa që ia kishte marrë dhe tha: “Më i miri prej jush është ai që e kthen huan në formën më të mirë.””