“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Amri se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka qenë me Pejgamberin ﷺ në një udhëtim, i hipur mbi një deve të sertë të Omerit, e cila kishte raste që e tejkalonte Pejgamberin ﷺ. Babai i tij (Omeri) i thoshte: “O Abdullah, askush nuk duhet ta tejkalojë Pejgamberin ﷺ.” Pejgamberi ﷺ i tha Omerit: “Shitma (devenë) !” Omeri ia ktheu: “Po ta fal.” Por, ai ia bleu, pastaj i tha Abdullahut: “Po ta fal, ty, o Abdullah. Bëj ç'të duash me të.””