“Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Harithi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Hisham ibn Zejdi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një hebreje i solli Pejgamberit ﷺ një dele në të cilën kishte hedhur helm e ai hëngri diçka prej saj. Më pas atë e sollën te Pejgamberi ﷺ dhe thanë: - Ta vrasim? - “Jo” , - u tha Pejgamberi ﷺ. Enesi thotë: “Që nga ajo ditë, mund t'i dalloja shenjat e helmit në gojë (përkatësisht në pjesën e njerithit) të të Dërguarit të Allahut ﷺ.”