“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Muëtemir ibn Sulejmani, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Othmani se Abdurrahman ibn Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishim me Pejgamberin ﷺ (në një udhëtim) përafërsisht njëqind e tridhjetë persona. Pejgamberi ﷺ pyeti: “A ka dikush ushqim?” Kështu, një burrë kishte përafërsisht një saë ushqim, të cilin e gatuan. Më pas erdhi një burrë idhujtar flokëshprishur e i gjatë, duke i grahur një kopeje delesh, të cilit Pejgamberi ﷺ i tha: - “A po na shet apo po na jep?” - ose ka thënë: “... apo po na e dhuron?” - Jo, po jua shes, - iu përgjigj bariu. Atëherë Pejgamberi ﷺ bleu prej tij një dele, të cilën e përgatitën dhe urdhëroi që mushkëritë të piqen. Betohem në Allahun se, nga njëqind e tridhjetë personat, asnjë nuk mbeti pa i ndarë Pejgamberi ﷺ një pjesë nga mushkëritë. Atyre që ishin të pranishëm, ua jepte menjëherë, e atyre që mungonin, ua ruante. Mishin e deles e vendosi në dy tepsi, nga të cilat hëngrën të gjithë dhe u ngopën, madje edhe teproi. Tepricën e morëm me vete në deve.””