“Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ erdhi nëna ime idhujtare për të më takuar. Andaj, e pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ: “Nëna ime ka ardhur tek unë dhe dëshiron të më vizitojë, a t'i mbaj lidhjet me të?” - “Po, mbaji lidhjet me nënën tënde” , - u përgjigj Pejgamberi ﷺ.””