“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur muhaxhirët erdhën nga Meka në Medinë, nuk posedonin asgjë, ndërsa ensarët posedonin toka dhe troje, andaj u morën vesh që çdo vit t'u jepnin pjesë të produkteve, me kusht që ata ta punonin tokën. Nëna e Enesit, Umu Sulejmi, në të njëjtën kohë ishte edhe nëna e Abdullah ibn Ebu Talhait. Ajo i dha të Dërguarit të Allahut ﷺ ca pemë hurmash, të cilat Pejgamberi ﷺ ia dha Umu Ejmenit, shërbëtores së vet, nënës së Usame ibn Zejdit. Ibn Shihabi ka thënë: “Më ka rrëfyer Enes ibn Maliku se Pejgamberi ﷺ, pasi mbaroi luftën me banorët e Hajberit dhe u kthye në Medinë, muhaxhirët ia kthyen të gjitha pronat e huazuara ensarëve, të cilat ua kishin dhënë për shfrytëzim. Pejgamberi ﷺ ia ktheu nënës së Enesit pemët e hurmave, ndërsa Umu Ejmenit i dha ca të tjera nga kopshti i tij personal.” Ahmed ibn Shebibi ka thënë: “Këtë na ka treguar babai im nga Junusi, dhe ka thënë: “... nga pjesa e tij e veçantë.””