“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Junusi, e këtij i ka treguar Evzaiu, e ky nga Hasan ibn Atije, e ky nga Ebu Kebshe Seluliu se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Janë dyzet virtyte, më e vlefshmja e të cilave është dhurimi i dhisë për shfrytëzim. Atë që i praktikon ato, duke shpresuar dhe besuar shpërblimin e premtuar për to, Allahu do ta fusë në Xhenet.” Hasani thotë: “Filluam t'i numëronim me radhë të tjerat, përveç dhënies së deles për shfrytëzim: kthimin e selamit, lutjen për atë që teshtin, largimin e pengesës nga rruga, e të tjera, por, nuk arritëm t'i numërojmë as pesëmbëdhjetë të tilla.””