“Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Zuhriu, e këtij i ka treguar Ata ibn Jezidi se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin erdhi dhe e pyeti Pejgamberin ﷺ rreth hixhretit. Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: - “Mjerë ti, hixhreti është i vështirë. Por, a ke deve?” - Po, - tha ai. - “E jep zekatin e tyre?” - Po. - “A u dhuron njerëzve deve për shfrytëzim?” - Po. - “I mjel kur të shkojnë për të pirë?” - Po. - “E po, puno (qoftë) edhe përtej fshatrave, sepse Allahu nuk do të ta humbë mundin aspak” , - i tha Pejgamberi ﷺ.””