“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Abdulvehabi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Amri, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ shkoi në një arë, që gufonte nga të mbjellat, dhe tha: - “Të kujt janë këto?” - Filani i ka lëshuar me qira, - i thanë. - “Sikur t'i lëshonte falas për shfrytëzim, do të ishte më mirë për të sesa të marrë pagesë për to”, - tha Pejgamberi ﷺ.”