“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ibrahimi ﷺ dhe Sara u shpërngulën në një vend, ku Sarës ia dhuruan Haxherën. Pasi Sara u kthye, i tha Ibrahimit: “A nuk e pe se si Allahu e poshtëroi jobesimtarin dhe ne na furnizoi me një shërbëtore?!” Ibn Sirini transmeton prej Ebu Hurejrës se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ia la Haxherën, që t'i shërbejë.””