“Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Zuhriu, e ky nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gruaja e Rifa Kuredhiut erdhi te Pejgamberi ﷺ dhe tha: “Kam qenë e martuar me Rifain, por ai më shkurorëzoi dhe, pasi përfundoi koha e pritjes (e u përmbush shkurorëzimi i përhershëm), u martova me Abdurrahman ibn Zubejrin, por ai e ka (organin) si një cep rrobe.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Dëshiron të kthehesh te Rifai? Jo, pa i shijuar marrëdhëniet intime me të (Abdurrahmanin) dhe ai me ty.” Ebu Bekri ishte i ulur te Pejgamberi ﷺ, ndërsa Halid ibn Seid ibn Asi, i cili qëndronte te dera duke pritur t'i jepej leje për të hyrë, i tha Ebu Bekrit: “O Ebu Bekër, a nuk po e dëgjon çfarë fjalësh flet para Pejgamberit ﷺ?””