“Hibani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Omer ibn Seid ibn Ebu Husejni, e këtij i ka rrëfyer Abdullah ibn Mulejke se Ukbe ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se u martua me njërën nga bijat e Ibn Ihab ibn Azizit. Një grua erdhi dhe i tha: “I kam dhënë gji Ukbes dhe gruas së tij.” Ukbe i tha: “Mua nuk më kujtohet që më ke dhënë gji e as më ke treguar.” Pastaj dërgoi dikë në familjen e Ebu Ihabit, që të pyesë, por ata thanë se nuk u kujtohej se ajo i ka dhënë gji vajzës së tyre. Atëherë i hipi devesë dhe u nis drejt Medinës për ta pyetur Pejgamberin ﷺ rreth kësaj. I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “E si pra, përderisa është thënë kështu?” Kështu, ai e shkurorëzoi dhe ajo u martua me dikë tjetër.””