“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pranë Pejgamberit ﷺ kaloi një xhenaze, të cilën e lavdëruan me fjalë të mira, dhe tha: “Iu obligua.” Pastaj kaloi pranë tij një xhenaze tjetër, për të cilën thanë fjalë të këqija, dhe tha: “Iu obligua.” Të pranishmit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut, edhe për atë the: “Iu obligua” , edhe për këtë the: “Iu obligua” ? - “ (E tillë është) dëshmia e popullit. Besimtarët janë dëshmitarët e Allahut në Tokë” , - u tha Pejgamberi ﷺ.”