“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Davud ibn Ebu Furati, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Burejde se Ebu Esvedi tregon: “Shkova në Medinë në një kohë kur njerëzit i kishte kapluar një sëmundje, nga e cila vdisnin shpejt. Një ditë, teksa po qëndroja me Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pranë nesh kaloi një xhenaze, të cilën e përmendën për të mirë, e Omeri tha: “Iu obligua.” Pastaj, kaloi një xhenaze tjetër, të cilën po ashtu e lavdëruan, e Omeri sërish tha: “Iu obligua.” Më pas, kaloi xhenazja e tretë dhe njerëzit e përmendën për vepra të liga, e Omeri tha: “Iu obligua.” Unë e pyeta: - Çfarë iu obligua, o prijës i besimtarëve? - Thashë ashtu siç ka thënë Pejgamberi ﷺ: “Çdo musliman, për të cilin dëshmojnë katër besimtarë se është i mirë, Allahu do ta fusë në Xhenet.” - Po tre?, - thamë ne. - “Edhe tre”, - tha ai. - Po dy? - thamë. - “Edhe dy”, - u përgjigj. Më tutje nuk e pyetëm për një.””