“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka rrëfyer Hakemi, e ky nga Irak ibn Maliku, e ky nga Urve ibn Zubejri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Eflehu kërkoi leje për të hyrë tek unë, por nuk e lejova.” Ai më tha: “Po mbulohesh nga unë, ndërkohë unë jam xhaxhai yt?” - Si ashtu? - i thashë. - Të ka dhënë gji gruaja e vëllait tim, - më tha. Më pas e pyeta të Dërguarin e Allahut ﷺ për këtë, i cili më tha: “Eflehu e ka thënë të vërtetën, jepi leje (të hyjë) .””