“Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Eshath ibn Ebu Shaëthai, e ky nga babai i tij, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ hyri tek unë, ku gjeti një burrë, andaj më pyeti: “Kush është ky, oj Aishe?” - Vëllai im nga qumështi, - i thashë. - “Oj Aishe, shikoni mirë kë keni vëllezër (nga gjiri) , sepse gjidhënie konsiderohet vetëm ajo që e ngop fëmijën nga uria” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Transmetimin e Muhamed ibn Kethirit e fuqizon Ibn Mehdiu nga Sufjani.”