“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Ibn Vehbiu, e ky nga Junusi; gjithashtu Lejthiu thotë: Më ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi se Urve ibn Zubejri ka rrëfyer se një grua vodhi diç në Betejën e Çlirimit, kështu që ia sollën të Dërguarit të Allahut ﷺ, i cili urdhëroi t'i pritet dora. Aishja tregon: “Më pas, u pendua dhe u përmirësua, u martua dhe herë pas here vinte tek unë, e unë i përcillja nevojat e saj tek i Dërguari i Allahut ﷺ.””