“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Ebu Hajan Tejmiu, e ky nga Shabiu se Numan ibn Beshiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nëna ime i kërkoi babait tim të më dhurojë diçka prej pasurisë së tij. Pastaj, kur iu mbush mendja, më tha: “Nuk pranoj pa dëshmuar Pejgamberi ﷺ.” Kështu, më mori për dore, ndërsa unë isha i ri, më shpuri te Pejgamberi ﷺ dhe tha: “Nëna e këtij, e bija e Revahas, më kërkoi t'i dhuroj diç këtij.” - “A ke fëmijë të tjerë, përveç tij?” - pyeti Pejgamberi ﷺ. - Po, - tha ai. - “Mos më kërko të dëshmoj për padrejtësi” , - i tha Pejgamberi ﷺ. Ebu Harizi transmeton një variant më ndryshe nga Shabiu dhe thotë: - “Nuk dëshmoj për padrejtësi” , - tha Pejgamberi ﷺ.”