“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Xhemra, e ky e ka dëgjuar Zehdem ibn Mudarribin se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Më të mirët nga ju janë gjenerata ime, pastaj pasardhësit e tyre, pastaj pasardhësit e këtyre.” Nuk di nëse Pejgamberi ﷺ ka përmendur dy apo tri gjenerata pas të parëve. Ai ka thënë: “Pas jush do të vijnë njerëz që tradhtojnë dhe nuk u zihet besë; dëshmojnë, edhe pse nuk u kërkohet; zotohen, por nuk e përmbushin zotimin dhe mbipesha do të jetë e përhapur mes tyre.””