“Abdullah ibn Muniri na ka treguar se e ka dëgjuar Vehb ibn Xheririn dhe Abdulmelik ibn Ibrahimin, e këtyre u ka treguar Shuëbe, e ky nga Ubejdullah ibn Ebu Bekër ibn Enesi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ për mëkatet e mëdha, e në atë rast ai tha: “Të bërët shirk Allahut, mosrespektimi i prindërve, vrasja e njeriut dhe dëshmia e rrejshme.” (Këtë transmetim nga) Vehb ibn Xheriri dhe Abdulmelik ibn Ibrahimi e fuqizon Gunderi, Ebu Amiri, Behziu dhe Abdusamedi nga Shuëbe.”