“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Bishr ibn Mufadali, e këtij i ka treguar Xhurejriu, e ky nga Abdurrahman ibn Ebu Bekrete se Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ pyeti tri herë: “A doni t'ju tregoj për mëkatet më të mëdha?” - Posi, o i Dërguari i Allahut! - iu përgjigjën të pranishmit. - “Të bërët shirk Allahut dhe mosrespektimi i prindërve”, - pastaj u ul, pasi ishte i mbështetur, dhe vazhdoi: - “Edhe dëshmia e rrejshme!” - të cilën e përsëriste vazhdimisht , saqë thamë me vete: “Ah, sikur të heshtte (se na vinte rëndë)!” Ismaili ibn Ibrahimi ka thënë: “Na ka treguar Xhurejriu, e këtij i ka treguar Abdurrahmani.””