“Muhamed ibn Ubejd ibn Mejmuni na ka thënë: Na ka rrëfyer Isa ibn Junusi, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ dëgjoi një burrë duke lexuar në xhami dhe tha: “Allahu e mëshiroftë! M'i kujtoi disa ajete të filan sures, të cilat më paskan dalë nga mendja.” Abad ibn Abdullahu tregon se Aishja i ka thënë: “Një natë, teksa Pejgamberi ﷺ po falej në shtëpinë time, e dëgjoi zërin e Abadit tek falej në xhami dhe tha: “Oj Aishe! Zëri Abadit është ky?” - Po, - i thashë. - “O Allah, mëshiroje Abadin!” - tha Pejgamberi ﷺ.”