“Malik ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Seleme, e këtij i ka rrëfyer Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullahu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Bilali e thërret ezanin gjatë natës (para agimit) , andaj hani e pini derisa ta thërrasë ezanin Ibn Umu Mektumi , - ose ka thënë: derisa ta dëgjoni ezanin e Ibn Umu Mektumit - .” Ibn Umu Mektumi ka qenë i verbër, andaj nuk e thërriste ezanin pa i thënë të tjerët: “Agoi.””