“Zijad ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Hatim ibn Verdani, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Abdullah Ibn Ebu Mulejke se Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Pejgamberit ﷺ i erdhën disa xhybe.” Babai im, Mahremi, më tha: “Eja të shkojmë te Pejgamberi ﷺ, ndoshta na jep edhe neve ndonjë.” Babai im u ndal te dera dhe filloi të flasë, Pejgamberi ﷺ ia njohu zërin dhe doli me një xhybe në dorë duke i reklamuar bukuritë e saj e duke i thënë: “Këtë ta kam ruajtur ty. Këtë ta kam ruajtur ty.””