“Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Hishami, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Hilal ibn Umeje e akuzoi bashkëshorten e vet, te Pejgamberi ﷺ, se kishte lidhje me Sherik ibn Sahmain. Pejgamberi ﷺ i tha: “Sill dëshmi, ose meriton dënimin në shpinën tënde!” Ai tha: “O i Dërguari i Allahut! Njeriu e sheh burrin e huaj mbi gruan e vet e të dalë të kërkojë dëshmitarë?” Por, Pejgamberi ﷺ vazhdoi: “Ose sill dëshmi, ose meriton dënimin në shpinën tënde!” Pastaj e përmendi hadithin e lianit.”