“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Abdulhamidi, e ky nga Ameshi, e ky nga Ebu Salihu se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ditën e Gjykimit tre personave Allahu nuk u flet, nuk i shikon e nuk i pastron, por i dënon dhembshëm: 1. Atë që posedon ujë me tepricë përreth rrugës, por i pengon udhëtarët të pinë; 2. Atë që i besatohet një prijësi për interes të dynjasë, nëse i jep pasuri, i rri në besë, e nëse jo, e thyen besën; 3. Si dhe atë që bën pazar me një tjetër, pas ikindisë, dhe i betohet në Allahun se i kanë ofruar aq e kaq (çmim më të lartë) , andaj për këtë shkak tjetri e blen.””