“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Amër ibn Dinari, e ky nga Muhamed ibn Aliu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Pas vdekjes së Pejgamberit ﷺ, Ebu Bekrit i erdhi një pasuri nga Ala ibn Hadremiu. Kështu, Ebu Bekri tha: “Nëse Pejgamberi ﷺ i ka pasur borxh ndokujt ose i ka premtuar diç, le të vijë.” Unë thashë: “I Dërguari i Allahut ﷺ më ka premtuar se do të më japë kaq, kaq dhe kaq (pasuri).” Xhabiri i shtriu duart tri herë. Pastaj tha: “Ebu Bekri m'i numëroi pesëqind, pastaj pesëqind dhe pesëqind.””